Zyrtarët e Telekomit të Kosovës ligjërojnë për menaxhimin e shitjes

09/01/2018

 

Zyrtarët në Departamentin e Shitjes në Telekomin e Kosovës, dikur studentë të UBT-së, në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, Granit Kadolli dhe Qëndrim Merovci, kanë ligjëruar për studentët e vitit të tretë të të njëjtit fakultet, me ç’rast kanë ndarë përvojat e tyre profesionale.

 

Ata folën për menaxhimin e shitjes, ku ndër tjerash shtuan se organizata mund të jetë më e suksesshme nëse ky proces menaxhohet në mënyrën e duhur.

 

Tutje, Kadolli e Merovci e veçuan këtë koncept edhe si një sfidë me të cilën mund të përballet secili biznes, teksa treguan edhe mbi ekzistimin e disa metodave që mund të implementohen në aktivitetet e përditshme të kompanisë dhe që potencialisht mund të ndikojnë në rritjen e performancës së shitësve.

 

Gjatë ligjëratës, këta dy ish-studentë të UBT-së nuk harruan edhe të përmendin përfitimin e marrë nga studimet në UBT, falë të cilave, sipas tyre, janë ngritur profesionalisht.