Zv. ambasadori gjerman dhe përfaqësuesja e OEGJK-së vizituan UBT-në

09/09/2019

Zv. ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss dhe përfaqësuesja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, janë pritur në takim nga rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, për të biseduar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, duke e orientuar fokusin tek niveli i arsimit, zhvillimi ekonomik dhe projektet konkrete që po realizohen, sikurse që është parku i biznesit dhe inovacionit në Prizren.

 

Gjatë kësaj bisede, Hajrizi e njoftoi zv. ambasadorin Voss dhe përfaqësuesen e OEGJK-së për pikëpamjet dhe synimet që UBT synon t’i arrijë në rrugën e dhënies së kontributit për zhvillimin e Kosovës.