Zhvilloni një karrierë të qëndrueshme në fushën e sigurisë në UBT

27/06/2024

Programi i Studimeve të Sigurisë në UBT ofron një edukim të thelluar dhe praktik në fushat e specializimit të politikave të sigurisë. Studentët do të kenë mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet praktike dhe teoritë politike të sigurisë, duke mësuar të analizojnë dukuritë dhe konceptet themelore teorike të kësaj fushe dhe ndërlidhjen e tyre.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Një pjesë e rëndësishme e programit është aftësia për të analizuar informacionin e sigurisë dhe për të zhvilluar strategji efikase.

Programi ju ndihmon të ndërtoni lidhje të rëndësishme në fushën e sigurisë, duke ju hapur dyert për mundësi të reja dhe bashkëpunim.

Studentët e diplomuar në këtë program do të nisin karrierën profesionale duke punuar me organizatat ndërkombëtare dhe organizmat kombëtare të sigurisë (nëpunësit civilë në institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale dhe në institucionet e sigurisë, si: policia, ushtria, shërbimet inteligjente, doganat).

Leading the Way

#jointheLEADER