Zhvilloni karrierën tuaj në fushën e politikës duke studiuar në programin Shkenca Politike në UBT

26/06/2024

Në UBT, programi i Shkencave Politike synon t’ju ofrojë studentëve një përgatitje të thellë dhe gjithëpërfshirëse në fushën e politikës, duke kombinuar njohuritë teorike me analizën praktike të zhvillimeve politike.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Nëpërmjet analizës së historisë politike dhe zhvillimeve aktuale, studentët e programit Shkenca Politike përfitojnë kuptim më të thellë të mekanizmave të politikës dhe ndikimit të saj në shoqëri.

Studentët e këtij programi kanë mundësinë të angazhohen në biseda e diskutime rreth sfidave politike, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe politikave ndërkombëtare.

Përvoja praktike dhe mundësitë për punëtori i japin studentëve një shans të shkëlqyeshëm për të punuar me specialistët dhe të mësojnë nga eksperienca e tyre në fushën e politikës.

Leading the Way

#jointheLEADER