Zhvillohet ligjëratë e përbashkët e studentëve të UBT-së dhe University of Northern Iowa (UNI) në ShBA

24/03/2023

Në kuadër të bashkëpunimit në mes UBT-së me University of Northern Iowa (UNI) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, filluan mbajtjen e ligjëratave të përbashkëta me studentët e UNI.

Këto ligjërata të përbashkëta do të zgjasin tetë javë në kuadër të lëndës “Digital Marketing Fundamentals and Google Ads”, të udhëhequra nga profesoresha e UBT-së, Nora Sadiku – Dushi dhe profesori Matthew Wilson nga UNI.

Gjatë këtyre ligjëratave studentët do të kenë mundësi të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja të ndryshme nga fusha e Marketingut Digjital, si dhe në fund do të kenë mundësi të certifikohen nga Google Ads.