Zhvillo karrierën tënde artistike – Studio Aktrim në UBT

14/06/2024

Programi i Aktrimit  në UBT u ofron studentëve njohuri të hollësishme mbi rolin e aktrimit, teatrit dhe filmit në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i përgatitur për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të menaxhuar me sukses rolet në projekte teatrale dhe filmike.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

  • Programi ynë përfshin një kombinim të trefishtë të studimeve: njohuri praktike thelbësore, njohje me teatrin dhe filmin, dhe paraqitja e karaktereve të ndryshme.
  • Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të menaxhuar rolet në pjesë të ndryshme teatrale dhe filmike, si dhe për të përballuar sfidat e profesionit të aktrimit.
  • Ligjëruesit janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe praktike, të përkushtuar për të siguruar që studentët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
  • Karrierë e Sigurt: Me një diplomë në Aktrim nga UBT, studentët mund të gjejnë punësim në fusha të ndryshme si teatër, film, produksione televizive dhe më shumë.

Leading the Way

#jointheLEADER