Zhilbert Tafa ligjëron në ANV e SI-së për shumëllojshmërinë e komunikimit
19/07/2018Në ANV-në e Sistemeve të Informacionit ka ligjëruar profesori në UBT, prof. dr Zhilbert Tafa, i cili shpjegoi për temën “IoT- Internet of Things”.
Ai ka sqaruar në terma të përgjithshëm këtë sistem i cili aktualisht po gjen zbatim në secilën fushë dhe jo vetëm në atë të informacionit.
Sipas profesorit Tafa, e rëndësishme ishte të fokusoheshin në dy domene të rëndësishme, si energjia dhe privatësia.
Pjesa e fundit e ligjëratës mbaroi me një prezantim nga studenti i UBT-së, Fatlondër Cakolli, që praktikisht shpjegoi për sistemin e ri të menaxhimit të kualitetit të ajrit duke përdorur sensorë.