Zgjedhni të vazhdoni shkollimin tuaj parauniversitar në drejtimin Teknik i Farmacisë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT
25/08/2021Tekniku i Farmacisë, vjen në kuadër të Shkollave të Mesme të Mjekësisë, si një drejtim unik që sjellë praktika evropiane dhe amerikane në Kosovë, për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të lartë.
Përmes këtij drejtimi, nxënësit do të marrin njohuri dhe aftësi nga profesionistë të fushës së farmacisë, gjithnjë duke pasur në shfrytëzim laboratorët e UBT-së.
Gjatë shkollimit në këtë nivel arsimor, nxënësit do të punojnë me pajisjet më të reja të teknologjisë moderne, të cilat UBT i ka bërë të mundur për nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Integrimin me tregun e punës, Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, falë partneriteteve që ka, si dhe në të njëjtën kohë pas përfundimit të këtij cikli shkollor do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin e mëtutjeshëm universitar.