Zeneli: Sikur ta ktheja kohën, përsëri do zgjedhja UBT-në për studim

08/03/2017

Albina Zeneli ish-studente në  Fakultetin Media dhe Komunikim në  UBT është  sistemuar me punë  ende pa përfunduar studimet themelore. Ajo ka punuar në  mediume nacionale, derisa së  fundmi ka lidhur kontratë  me portalin Arbresh.info.


Zeneli ka theksuar se falë  UBT-së , praktikave të  zhvilluara dhe profesionalizimit të  treguar nga ana e profesorëve të  drejtimit përkatës, ka arritur të  depërtojë  lehtë  në  tregun e punës.


“Kushtet e drejtimit Media dhe Komunikim kanë qenë në nivel të lartë që ne të dalim me shumë sukses në tregun e punës. Nëse do e ktheja kohën përsëri, do zgjedhja UBT-në”, ka thënë ajo  dhe ka shtuar se UBT si institucion i nivelit të arsimit të lartë, ofron mundësi për avancimin në drejtime të caktuara, përveç që praktika të mundëson të zhvillohesh, as ofertat për punë nuk mungojnë”.


Ajo ka thënë se UBT është një institucion i cili ofron mundësi të mira për marrje të njohurive nga një personel akademik, si dhe ofron vizita me karakter studimor në universitetet dhe institucionet partnere, e diploma që janë të njohura ndërkombëtarisht.