z. Kunushevci ligjëroi për Sistemin Politik në Zvicër
14/12/2010z. Kunushevci ligjëroi për Sistemi Politik në Zvicër
Prishtinë, 14 dhjetor 2010 – Sekretari i UBT, z. Skender Kunushevci, para studentëve të Fakultetit Juridik dhe stafit të UBT-së mbajti prezantimin e tij me titull Sistemi Politik në Zvicër nga lënda Sistemet Kushtetuese Krahasuese.
z. Skender Kunushevci paraqiti hulumtimin e tij të realizuar në studimet Master pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin Kushtetues Administrativ, me mentor Prof. Dr. Arsim Bajrami. Në këtë prezantim ai fillimisht paraqiti historiatin e krijimit të Zvicrës, pastaj u ndal veçmas pasqyrimin e sistemit kuvendor (bikameral) të Zvicrës, të përbërë prej dy dhomave, zhvillimin e sovranitetit të kantoneve në shtetin federal të Zvicrës dhe funksionimin e demokracisë së drejtpërdrejt në Zvicër, duke iu falënderuar traditës demokratike dhe kulturës së zviceranëve.
Studentët e Fakultetit Juridik të UBT-së dhe pjesëmarrësit e tjerë e vlerësuan lartë prezantimin e Skender Kunushevcit dhe më pas debatuan për temën në fjalë.