Vizitë te fermerët e Mitrovicës: Eksperiencë praktike për studentët e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT
15/01/2025Studentët e programit Master në Agrikulturë dhe Mjedis në UBT, së bashku me profesorin e lëndës “Kultivimi i avancuar i perimeve në mjedise të mbrojtura”, Ismet Babaj, realizuan një vizitë në dy fermer të vyeshëm në regjionin e Mitrovicës, të specializuar në kultivimin e perimeve në serra (mjedise të mbrojtura).
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të shohin nga afër prodhimin e sallatës së gjelbër, spinaqit dhe qepëve, që janë disa nga perimet kryesore të kultivuara në këto mjedise të mbrojtura. Fermerët dhe ekspertët e fushës diskutuan me studentët për teknologjitë moderne të kultivimit, si dhe për menaxhimin e perimeve në kushte jo të favorshme të klimës, duke përfshirë tolerancën e këtyre kulturave ndaj temperaturave të ulëta.
Ky takim praktik kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të studentëve, duke u ofruar mundësinë për të shkëmbyer përvoja me profesionistët e sektorit. Ata diskutuan gjithashtu për sfidat që hasen fermerët gjatë procesit të prodhimit dhe mënyrat më të mira për të menaxhuar këto vështirësi.
Puna praktike dhe vizitat në terren janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit profesional të studentëve të Agrikulturës, pasi ato kontribuojnë në rritjen e kompetencës dhe besimit të tyre në fushën e bujqësisë. Studentët u sfiduan të merren me problemet konkrete të prodhimit të produkteve bujqësore, si dhe krijimin e raporteve dhe bashkëpunimit të ngushtë midis sektorit dhe UBT-së, në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Kosovë./UBTNews/