Vizitë studimore me studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT

11/04/2025

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të aktiviteteve praktike dhe nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, realizuan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore, në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë që të bashkëbisedojnë nga afër me psikologun klinik, Arber Zeka, i cili gjithashtu është udhëheqes i të dy institucioneve, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin dhe psikologet Behare Bojaxhiu, Urtina Hajdini Sopa dhe Vlera Bokshi Ukmata. Bashkëbisedimi u fokusua në psikoterapine trupore, rolin e trupit dhe emocioneve në terapi dhe marrëdhënien e ndërlikuar midis traumës dhe trupit.

Fakulteti i Psikologjisë vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla që krijojnë ura mes teorisë dhe praktikës, duke e konsideruar edukimin praktik si një komponent kyç në përgatitjen e psikologëve të ardhshëm.