Vizitë studimore me studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë

24/05/2024

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi realizuan sot një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Rreze Dielli”, në Prishtinë. Studentët patën mundësinë që të vëzhgojnë nga afër punën e psikologëve klinik dhe pastaj të diskutojnë në detaje për rastet e vëzhguara.

 

Vizita kishte për qëllim që studentët të familjarizohen më shumë me çështjet për të cilat fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit kërkojnë ndihmë profesionale psikologjike. Ky lloj ekspozimi i punës praktike për studentët është shumë i dobishëm për cilësinë e studimeve të tyre dhe karrierën e ardhshme profesionale në fushën e psikologjisë.