Vizitë studimore e studentëve të UBT-së në N.P. Termokos për njohjen me infrastrukturat e ngrohjes në Prishtinë

14/11/2024

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe N.P. Termokos, u zhvillua një vizitë studimore për studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës.

Nën udhëheqjen e profesorit Fuat Pallaska dhe në koordinim të plotë me dekanin e fakultetit, profesor Visar Hoxha, studentët u mirëpritën nga udhëheqësit dhe stafi profesional i Termokos në ambientet e kësaj kompanie.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me infrastrukturën teknike dhe operacionale të Termokos-it, përfshirë procesin e ngrohjes përmes kogjenerimit dhe sistemet e shpërndarjes së ngrohjes për qytetin e Prishtinës.

Vizita përfshiu elementet praktike të lëndëve “Infrastruktura Komunale” dhe “Infrastruktura Energjetike”, duke u ofruar studentëve një perspektivë të vlefshme mbi funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të ngrohjes dhe teknologjitë e përdorura për një furnizim të qëndrueshëm energjetik.

Kjo përvojë e drejtpërdrejtë, si pjesë e planprogramit mësimor, përforcon njohuritë teorike të studentëve dhe i përgatit ata për sfidat profesionale në fushën e infrastrukturave publike dhe energjetike.