Vizita e studenteve ne Komunën e Prishtinës – Drejtoria e Urbanizmit

19/01/2018

FAKULTETI I INXHINIERISË  SË NDËRTIMIT

(NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË)

Date : 21.12.2017

VIZITA E STUDENTËVE NE KOMUNËN E PRISHTINËS- DREJTORIA E URBANIZMIT

 

Në kuadër të zhvillimit të lëndës, studentet e vitit të tretë të UBT-së, të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore – Ndërtimtari dhe Infrastrukturë nën udhëheqjen e profesorit të lëndës, Cand. Dr. Driton R. Kryeziu kanë organizuar një vizitë studimore në komunën e Prishtinës, respektivisht në drejtorinë e Urbanizmit. Kjo vizitë është si rrjedhojë e nevojës për ti parë gjërat në aspektin praktik dhe ndërlidhur me teorinë e fituar gjatë ciklit të leksioneve.

Kjo vizitë është realizuar fal marrëdhënieve të shkëlqyera ndërinstitucionale ndërmjet komunës së Prishtinës, me theks të veçanta drejtorisë së Urbanizmit dhe  UBT-së si institucion i arsimit të lartë, si i vetmi privat në Kosovë që në kuadër të programeve të akredituara ka drejtimin e inxhinierisë ndërtimore. Studentet u pritën nga Msc. Arch. Zejnulla Rexhepi, zyrtar i lartë në drejtorinë e Urbanizmit dhe njohës shumë i mirë i procedurave, rregulloreve dhe kuadrit ligjor në lëmin e planifikimit urban dhe ndërtimit. Para se gjithash z. Rexhepi përpara studentëve paraqiti një tablo mbi mënyrën e organizimit dhe hierarkisë institucionale në këtë drejtori.

Si njohës shumë i mirë jo vetëm i pjesës praktike por edhe asaj teorike, z. Rexhepi përpara studentëve paraqiti në mënyrë shumë të detajuar dhe me një elegancë të theksuar hapat që duhet ndjekur që nga kontakti i parë i palës, (personit të autorizuar arkitektit, inxhinierit) nga ana e investitorit dhe punonjësve të drejtorisë së Urbanizmit, e deri tek përfundimi i procesit, p.sh marrja e një leje ndërtimore.

Në kuadër të kësaj vizite janë trajtuar edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me  parashtrimin e kërkesës për marrjen e:

  • Kushteve ndërtimore;
  • Lejes ndërtimore;
  • Lejes për rrënim;
  • Kushteve për plotësim-ndryshim të projektit ndërtimor;
  • Aprovimi dhe afatatet ligjore të lejes ndërtimore dhe tematika të tjera me rendësi.

Kjo vizitë, u cilësua si e rëndësishme nga ana e profesorit Driton Kryeziu, sepse është arritur një nivel i lartë kënaqshmërie nga studentet të cilët në të njëjtën kohë i janë falënderues Arch. Rexhepit për çasjen pozitive ndaj tyre dhe temave të trajtuara.

Në të njëjtën kohë grupi i studentëve pjesëmarrës në këtë vizitë studimore i janë falënderues edhe stafit dhe dekanatit të Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe UBT-së për mundësitë e ofruara.