Violeta Alidema mbrojti temën Master në MBE
21/11/2015Kandidatja Violeta Alidema nga Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT mbrojti temën “Ndikimi i Konventës PanEuro Meditarane në Ekonominë Kosovare“, me të cili mori titullin Master. Mentor i temës së saj ishte Dr. Ylber Limani.
Autorja trajtoi ndikimin e Konventës Pan Euro Meditarane, e cila ka të bëjë me tregtinë e lirë dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Konventa Pan Euro Meditarane është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe tregues i rëndësishëm nëse do të unifikohen rregullat e origjinës në të gjitha vendet, dhe Kosova do të jetë përfituese e kësaj marrëveshjeje. Në temë është bërë një studim i hollësishëm i mundësive të realizimit të kësaj konvente dhe të rreziqeve nëse ajo nuk realizohet.