Vijoni studimet në ESLG – Praktika e studimit të UBT-së dhe diploma e njohur ndërkombëtarisht

10/09/2019

Kolegji ESLG i është bashkuar UBT-së vetëm pak ditë më parë, dhe interesimi për regjistrim në këtë institucion është shtuar dukshëm, kjo për shkak të programeve unike, por edhe faktit që profesorët me përvojë dhe praktikat e mira të studimit në UBT, tashmë do të barten edhe në ESLG.

 

Aktualisht, ESLG i ka të akredituara dy programe studimi:

  • Juridik (Bachelor)
  • Menaxhimi Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Master)

 

Ndër vite, nga këto programe kanë diplomuar studentë të cilët kanë marrë njohuri dhe diplomë të njohur ndërkombëtarisht, gjë që i ka bërë lehtësisht të pranueshëm në tregun e punës.

E arsyet shtesë që e rrisin vlerën e këtyre dy programeve janë:

  • Ofron diplomë sllovene të njohur ndërkombëtarisht, të lëshuar nga Fakulteti Evropian i Drejtësisë (New University) nga Ljubljana, i cili është akredituar në nivel universitar;
  • Planprogrami mësimor i cili i përshtatet tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës;
  • Pas studimeve, studentët kanë mundësi licencimi si vlerësues të paluajtshmërive;
  • Sistemi modern i mësimdhënies me fokus kryesor studentin, tashmë i bazuar në praktikat inovative të të mësuarit në UBT.

 

Zgjerimi nëpër qendra të ndryshme në qytetet më të mëdha të Kosovës dhe jo vetëm, dëshmon që UBT ka për qëllim që të jetë sa më afër studentëve, në mënyrë që ata të përgatiten profesionalisht nga institucioni i cili është prijës i inovacioneve në mbarë trojet shqiptare.