Verona Hasani, studente e Dizajnit të Integruar në UBT vazhdoi studimet Master në Romë të Italisë
14/11/2024Verona është një tjetër studente e UBT-së, që me përkushtim dhe profesionalizëm ka vijuar studimet Master në Romë të Italisë, duke reflektuar përkushtimin e UBT-së për të nxjerrë në pah talentet që përqafojnë tregun global.
Nga Kosova në Itali, një histori tjetër suksesi sikurse e Verona Hasanit, e cila nisi studimet bachelor në UBT, dhe me një talent të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm gjatë viteve të saj në UBT, u dallua për krijimet e saj kreative ndaj dizajnit.
Pas përfundimit të studimeve në UBT, Verona vendosi të ndjekë ëndrrat e saj edhe më tej. Ajo u pranua në Rome Business School në Itali, ku po vazhdon studimet Master në programin Global Master in Fashion and Luxury Management.
Suksesi i Veronës Hasanit është një dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të përgatitur profesionistë të aftë për tregun global. Ajo është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e rinj që ndjekin pasionet e tyre në fushën e dizajnit dhe menaxhimit të modës.