Vazhdon bashkëpunimi ndërmjet UBT-së , Quality Kosovës, Quality Austrisë dhe EOQ-së
24/04/2013Prishtinë 24 prill 2013 – UBT- “Quality Kosova” dhe “Quality Austria”, vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit dhe certifikimit të personave dhe Sistemimeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe atyre evropiane.
Kjo u bë e ditur gjatë takimit vjetor që u organizua nga “Quality Austria” në Salzburg të Austrisë, ku Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ishte i ftuar të merrte pjesë në rolin e ekspertit për menaxhimin e cilësisë.
Prof. dr. Edmond Hajrizi, është njeriu i parë i akredituar në regjionin shqipfolës për trajnimin dhe certifikimin e personave, për menaxhimin e cilësisë dhe auditim sipas skenës së ” Quality Austrisë” dhe Organizatës për Cilësi në Evropë.
Kjo ka bërë të mundur që personat e interesuar të certifikohen edhe në gjuhën Shqipe. Kjo skemë tani ka filluar të futet edhe përbrenda studimeve të UBT-së, ashtu që çdo student i UBT-së, mund të studion, trajnohet dhe njëkohësisht të certifikohet për menaxhment dhe auditim, të sistemeve të cilësisë. Kjo është bërë e mundur falë përkushtimit të Presidentit të UBT-së, Dr. Hajrizit, duke nënshkruar marrëveshje adekuate me “Quality Austrinë”.
Në kuadër të këtij angazhimi të Presidentit të UBT-së, në vitin 2006, është formuar edhe “Quality Kosova” si assosacion profesional për Menaxhment, Cilësi, standard, certifikim dhe konfirmim.
Kjo organizate tani përfaqëson Kosovën në Organizatën Evropiane për Cilësi, me çka edhe mundon ndërlidhjen e Kosovës dhe shqiptarëve në forumet dhe nivelet më të larta profesionale e shkencore në Evropë.