Vazhdon ANV-ja e SHKI-së – Praktikohet simulimi dhe ligjërohet për zhvillimin e ueb-it

19/07/2018

Në ciklin e ligjëratave të përditshme në kuadër të ANV-së së Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, u praktikuan mësimet teorike të trajtuara ditëve të kaluara.
“Simulimi dhe Vizualizimi” ishte tema që dr Felix Breitenesker nga Universiteti i Vjenës për Teknologji, e shtjelloi para studentëve. Ai u tregoi studentëve se çfarë është simulimi kompjuterik dhe më pas u zhvillua simulimi praktik i modelit “Grabitqari”, në laboratorin virtual të UBT-së.

Ndërkaq. profesori Xhelal Jashari ka mbajtur një leksion mbi zhvillimin e ueb-it, në të cilin shtjelloi karakteristikat e procesit të zhvillimit të një uebfaqeje, si: gjuhët programuese, protokollet dhe teknologjitë të cilat përdoren për zhvillimin e saj. Po ashtu, ai u dha udhëzime shtesë studentëve që do t’ju ndihmojnë atyre për zhvillimin e aplikacioneve.

Punimet e SHKI-së do të vazhdojnë gjatë tërë akademisë, në të cilën do të ofrohen përvoja dhe praktika nga më të ndryshmet, që do t`i sjellin ligjëruesit vendorë e ndërkombëtarë nga kjo fushë.