Vazhdon aktivitetin Akademia e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri
24/07/2020Ka vazhduar punimet e saj, Akademia Verore e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, përmes platformës digjitale që UBT e ka bërë realitet dhe të mundur për studentët. Studentët kanë zgjuar interesim të madh për t’u bërë pjesë e kësaj akademie, teksa po vazhdojnë t’i ndjekin ligjëratat online, duke thelluar diapazonin e tyre me dije, përmes profesorëve dhe ekspertëve vendor e ndërkombëtarë.
Ligjëruesja në Kolegjin UBT, Krenare Pireva, me studentët ka diskutuar për “Përpunimin e gjuhës natyrale përmes Python”. Sipas saj, studentët nga ky kurs do të kenë mundësi që të mësojnë pjesën teorike dhe praktike lidhur me përpunimin e gjuhës natyrale dhe fuqinë e saj në ngritjen e intelegjencës së makinave, si dhe përmirësimin e komunikimit në mes njeriut dhe makinave.
Profesoresha, Krenare Pireva, theksoj se në një të ardhme të afërt, parashikohet thjeshtësimi i ndërveprimit në mes njeriut dhe makinave, përmes NLP teknikave. Kurse nga ana tjetër, specialisti i të dhënave në bankën Raiffeisen, Taulant Hoti, shtjelloj për studentët rreth integrimit dhe vizualizimit të të dhënave, si dhe ndau pjesë nga përvoja e tij. Studentët u njoftuan me koncepte të të dhënave dhe rëndësinë e tyre në biznes, për të vazhduar më pastaj me një diskutim për disa raste studimi.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të “Global UBT FEST 2020”, me qëllim zgjerimin dhe thellimin e njohurive të studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë.