Vazhdojnë punimet në ditën e dytë të fillimit të projektit QUADIC në të cilin po merr pjesë UBT
13/02/2020Në ditën e dytë të punimeve të projektit QUADIC, në kuadër të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, UBT është duke marrë pjesë me partnerët e tjerë të këtij projekti duke vazhduar punën sipas planit veprues.
Sipas planit veprues, duhet të arrihen synimet e përbashkëta, të kuptohen konceptet dhe përmbajtja si bazë për miratimin e punës pedagogjike, si dhe krijimin e modelit të punës në ndërkombëtarizim dhe menaxhim të ciklit të projektit.
UBT është përfaqësuar nga Naim Preniqi dhe Elinda Krasniqi, nga ku kanë mbajtur edhe një punëtori rreth burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe përdorimit të teknologjisë, statusit të IRO-së brenda universiteteve, si dhe lidhjen e IRO me organizata të ndryshme.
Ndër të tjera, në këtë projekt është diskutuar për paketën 1, 2, 3, dhe 4 të projektit, e që është blerja e pajisjeve, mbajtja e kontaktit me partnerë rajonal, përgatitja e dosjes së tenderit dhe specifikimi i teknikave, hapja publike e tenderit, kontrata dhe blerja e pajisjeve, procedurat e prokurimit, menaxhimi i kontratës, zhvillimi i softuerit, aplikacioneve dhe platformave të tjera.