Valëza Gela e mbrojti temën Master në MBE

18/06/2015

Kandidatja Valëza Gela e ka mbrojtur me sukses temën Master në në Departamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

Ajo paraqiti dhe mbrojti temën “Menaxhimi i politikave publike fiskale dhe buxhetore dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ekonomik te vendit”, para komisionit të përbërë nga Prof. Ibrahim Krasniqi, mentor, Prof. Ylber Limani, kryetar, dhe Prof. Nehat Ramadani, anëtar.

 

Tema e masterit mbuloi disa nga elementet më të rëndësishme të ndërlidhura me menaxhimin e politikave publike fiskale dhe buxhetore në Republikën e Kosovës dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Fokusi i kësaj teze ishte për të studiuar dhe analizuar reformën e sistemit të politikave menaxhuese fiskale dhe buxhetimit në Kosovë.