Urime Krishtlindjen nga UBT

24/12/2024

Në këtë periudhë festash, në emër të UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka dërguar urimet më të ngrohta të paqes, gëzimit dhe shëndetit për të gjithë besimtarët katolikë, si dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë.

Le të jetë kjo festë një mundësi për t’u bashkuar në vlera të larta njerëzore dhe shpirtërore, për të sjellë dashuri dhe mirëkuptim ndërmjet nesh. Qofshin Krishtlindjet një burim frymëzimi për një vit të ri plot sukses, realizime dhe progres në çdo fushë të jetës.

Gëzuar Krishtlindjen dhe një vit të ri të mbushur me shëndet, lumturi dhe arritje!