Universiteti i Pesc i shtohet listës së Universiteteve Partnere të UBT

20/11/2014

Tashmë UBT ka shtuar në listën e Universiteteve Partnere Ndërkombëtare dhe Univesitetin e Pesc në Hungari. Të dyja institucionet kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi që konsiston në shkëmbimin e profesorëve, studentëve si dhe hartimin e programeve të përbashkëta akademike, kërkimore si dhe kulturore.

 

Stafi akademik i UBT-së do të ketë mundësi të shkëmbejë eksperinca më stafin akademik të Universitetit të Pesc në fushën e metodologjive të mësimdhënies, metodave kërkimore etj

Gjithashtu të dyja institucionet do të mund të shkëmbejnë studentë për programe të caktuara studimore.

 

Në kuadër të kësaj marrëveshje, të dyja institucionet do të kenë mundësi të hartojnë programe të përbashkëta studimi si dhe të aplikojnë për grante në fushën e edukimit dhe kërkimeve shkencore.