Zyra e Marrëdhënie Ndërkombëtare (ZMN) e UBT-së luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet e UBT për partneritet ndërkombëtar dhe angazhim global në arsim dhe njohuri. ZMN-UBT krijon mundësi për nisma globale, si dhe forcon pozitën dhe bazën e UBT-së në përsosmëri akademike. ZMN-UBT ka mbajtur komunikim të ngushtë me institucione të ndryshme rreth mundësive të ndryshme globale. Lidhjet ndërkombëtare të ZMN-UBT kontribuojnë në zhvillimin e marrëveshjeve të ndryshme institucionale, si dhe në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme për të gjithë studentët dhe stafin që duan një përvojë ndërkombëtare në jetën e tyre akademike nëpërmjet studimeve, hulumtimeve dhe përvojave të tjera arsimore në mbarë botën. Gjithashtu, ZMN-UBT shërben si një lidhje globale për mundësitë e financimit, shkëmbimeve, vizitave, ngjarjeve dhe konferencave ndërkombëtare. Meqenëse një prej qëllimeve kryesore të UBT-së është të punoj në përforcimin e përvojave ndërkombëtare dhe inicimin e partneriteteve bashkëpunuese, ZMN-UBT luan një rol udhëheqës në realizimin e kësaj ambicie.
Vlerat tona kryesore
Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare e UBT-së ka disa qëllime, si:
- Negocimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërkombëtar,
- Zbatimi i projekteve kërkimore ndërkombëtare,
- Organizimi i konferencave dhe ekspozitave ndërkombëtare,
- Analizimi i sistemeve të arsimit të huaj dhe realizimi i planit strategjik për ndërkombëtarizimin e UBT-së
- Ndihma për stafin dhe studentëve që të zhvillojnë një rrjet profesional ndërkombëtar dhe konkurrencë në tregun global
- Menaxhimi i programeve të mobilitetit dhe shkëmbimit ndërkombëtar për studentët dhe stafin,
- Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në studime jashtë vendit,
- Ndihma për studentët para ardhjes në Kosovë,
- Koordinimi dhe këshillimi i studentëve për shërbime dhe informacione të ndryshme si: bursa, dokumente të nevojshme për aplikim, viza, udhëtime, akomodim, mundësi studimi etj.
- Inkurajimi i mirëkuptimit dhe pranimit multikulturor,
- Ta bëj UBT një komunitet shumë gjuhësor, të larmishëm, tolerant dhe gjithëpërfshirës.