Zyra për marketing

Zyra e marketingut në UBT përfshinë menaxhimin e marketingut Inbound dhe Outbound me një fokus të theksuar tek marketingu digjital, prezenca online dhe komunikimi në mediat sociale.

 

Brenda zyrës së marketingut operon edhe pjesa e kreativës ku stafi i dizajnerëve punojnë vazhdimisht për të krijuar koncepte kreative dhe vizualizime që komunikojnë në mënyrë të qartë, efektive dhe të shpejtë me audiencën e synuar.

 

Qëllimi i zyrës së marketingut në UBT është që të ofrojë informacion të shpejtë dhe të pasur tek të gjitha palët e interesit. Për të ndihmuar të gjithë palët e interesit të arrijnë rritje të qëndrueshme të biznesit përmes inteligjencës, kreativitetit dhe vizionit strategjik dhe për të ndërtuar një organizatë që tërheq, zhvillon dhe mban profesionsitë  të orientuar nga rezultatet.

 

Duke u nisur nga infrastruktura moderne dhe teknologjia e fundit 5G dhe AR, përmes zyrës së marketingut,  UBT synon të zhvillojë dhe monitorojë hulumtime të ndryshme që mundësojnë mbledhjen e të dhënave të cilat tregojnë zhvillimet e tregut, preferencat e masës konsumuese, nevojat dhe zgjidhjet potenciale që mund të realizohen.

 

Ndër të tjerash, zyra e marketingut në UBT synon që studentët e fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Dizajn i Integruar, Media dhe Komunikim por edhe studentë të fakulteteteve të tjera, të integrohen në zyrën e marketingut për të kuptuar nga afër proceset e punës sidhe për të zhvilluar tutje aftësitë dhe shkathtësitë e tyre drejt një karriere të suksesshme.

 

Vizioni i zyrës së marketingut është që të shërbëj si mbështetje profesionale jo vetëm për proceset e brendshme brenda institucionit lider të edukimit në vend por edhe për gjithë komunitetin e biznesit, teknologjisë dhe inovacionit për të komunikuar, informuar dhe promovuar në mënyrë sa më efikase dhe efektive trendet, zhvillimet dhe inovacionet e fundit.