Menaxhimi i Financave

Në kuadër të UBT-së funksionon zyra e financave e cila merret me menaxhimin e të hyrave dhe shpenzimeve të cilat ndodhin në UBT.

 

Sa i përket të hyrave ato janë të lidhura ngushtë me shërbimet tona ndaj studentëve dhe shërbimeve tjera të cilat ndodhin në UBT.

 

Ndërsa sa i përket shpenzimeve ato menaxhohen nga faturat hyrëse të furnitorëve të ndryshëm të cilët kryejnë shërbime për UBT-në.

 

Ne si zyrë kujdesemi që fatura e shërbimeve për të hyra të jetë në përputhshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit duke zbatuar me korrektësi parimin aktual për njohjen e të hyrave.

 

Gjithashtu për çështje të shpenzimeve kujdesemi që faturat hyrëse të jenë në përputhshmëri me Legjislacionin Tatimor të Kosovës duke i trajtuar në mënyrë korrekte shpenzimet të cilat ndodhin në UBT.