QASJA NË QENDRËN KËSHILLUESE
- Qendra Kёshilluese ёshtё themeluar qё tё ju ndihmojё tё adresoni dilemat dhe sfidat personale dhe emocionale, dhe pёrmes terapisё sё shkurtёr dhe tё fokusuar tё ju ndihmojё tё arrini potencialin e plotё personal dhe akademik.
- Tё gjithё studentёt mund tё kёrkojnё termin duke kontaktuar personalisht stafin administrativ tё qendrёs, pёrmes telefonit, apo edhe email-it.
- Varёsisht nga ngarkesa e seancave dhe disponueshmёria e kёshilluesve/psikologёve, nganjёherё mund tё vendoseni nё listё pritjeje.
- Nё rastet mё urgjente, Qendra Kёshilluese bёn pranimin sa mё tё shpejtё, mirёpo nё qoftё se situata konsiderohet si serioze dhe meqenёse qendra nuk konsiderohet si shёrbim emergjent, mund tё ndodhё qё tё ju referojё tek institucionet partnere tё cilat mund tё jenё mё tё pёrshtatshme pёr ju.
Ju lutemi caktoni terminin përmes email adresës : qendra.keshilluese@ubt-uni.net