Qendra e Karrierës në UBT është një nga qendrat e rëndësishme, e cila ndërlidhë akademinë me industrinë dhe tregun e punës, përmes orientimit, këshillimit dhe zhvillimit profesional të studentëve.
Qendra e Karrierës përmes shërbimeve profesionale, ndihmon në ngritjen dhe përgatitjen e studentëve në zhvillimin dhe aplikimin e shkathtësive të buta përmes trajnimeve, të cilat janë të rëndësishme për një vend pune, realizimin e praktikes profesionale -internshipit dhe externshipit, si dhe informimin e studentëve, duke u kujdesur për barometrin e punësimit dhe ndërlidhjet tjera me rrjetin e Alumnit.
Qendra e karrierës ofron shërbimet si në vijim:
- Informim dhe Orientim Profesional
- Praktikë Profesionale Internship dhe Externship
- Këshillim Profesional
- Vizita Studimore
- Punësim
- Bashkëpunimi me Industrinë
- Rrjeti Alumni
- Trajnimet Profesionale
Krahas informimit dhe orientimit profesional si dhe zhvillimit të karrierës, kjo qendër informon si dhe regjistron studentët potencial të cilët shprehin interesim për programet akademike të ofruara në UBT.