Shpallje dhe Lajmërime

Shqyrtim publik

 

Komisioni i emëruar për draftimin e Rregullores për Tituj Akademik në UBT, pas përfundimit të propozimit, bazuar në nenin 48, 49, 50 të Statutit të UBT-së, si dhe në përputhje me nenin 26 të Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-32, ka filluar procesin e shqyrtimit publik i cili do të zgjatë deri me datën 31.05.2018

 

Në kuadër të këtij procesi, Komisioni pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të stafit akademik dhe ekspertëve, që me komente dhe rekomandimet e tyre do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final. Sipas procedurës, pas shqyrtimit publik dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Rektorat për aprovim përfundimtar.

Dokumenti është rezultat i punës jo vetëm të Komisionit, por edhe angazhimit të përbashkët të përfaqësuesve të grupeve të ndryshme të interesit brenda institucionit, si dhe bazuar në praktikat e mira.

Të interesuarit përveç që mundë ta shkarkojnë dokumentin nga ueb faqja e UBT-së

Komentet mund të dërgohen në email adresat artan.tahiri@ubt-uni.net .

 

Draft rregullorja per aplikim per tituj akademik_verzioni parafinal