Jeta në Kampus

Kolegji UBT ka një infrastrukturë moderne, e cila i plotëson nevojat e studentëve, si dhe të stafit akademik dhe joakademik (shih aneksin).

Biblioteka funksionon si pjesë e Kolegjit UBT dhe posedon infrastrukturë ndërkombëtare në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve. Biblioteka e Kolegjit UBT bashkëpunon me partnerët e saj ndërkombëtarë të edukimit, gjë që mundëson përfitime praktike dhe teknologjike nga përdorimi i bibliotekave ndërkombëtare në organizimin dhe në sistemimin e saj.

Qëllimet e bibliotekës së Kolegjit UBT janë: Krijimi i lidhjes profesionale ndërmjet stafit akademik dhe studentëve; Sigurimi i literaturës esenciale; Të krijojë informacione dhe qasje në materialet elektronike; Krijimi i kushteve të domosdoshme për studime akademike.

Biblioteka e Kolegjit UBT përbëhet nga dy hapësira të veçanta: hapësira ku gjenden librat dhe hapësira për lexim. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më të efektshëm, mundësi për qasje në libra dhe, në të njëjtën kohë, qetësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme në sallën e leximit.

Biblioteka e Kolegjit UBT ka krijuar një katalog elektronik, përmes të cilit lexuesit mund të informohen rreth gjithë materialit që ekziston në bibliotekë dhe mund të bëjnë kërkesën për marrjen e librave nga distanca. Biblioteka është e furnizuar me libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare si Vienna University of Technology, Harvard University, Oslo University, Oakland University, Nice University, etj. Gjithashtu, ka një seleksionim të gjerë të literaturës të specializuar në fushën e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe këndin e NATO-s dhe komitetit ndërkombëtar, i cili fokusohet veçanërisht në gjendjen në vitet e fundit në Kosovë.

Biblioteka është e hapur për studentë çdo ditë prej orës 08:30 deri në ora 21:00.

Literatura dhe Ueb-linçe të ndryshme gjithashtu janë të mundshme dhe ato u mundësojnë studentëve tanë një qasje direkte në e-Libra (libra elektronikë) dhe artikuj online, që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.

Studentët e Kolegjit UBT kanë po ashtu qasje edhe në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë, në bibliotekën e Këshillit Britanik, Bibliotekën e Këshillit të Evropës, dhe disa mundësi të tjera të cilat, falë mbështetjes ndërkombëtare, u janë mundësuar atyre.

Laboratori ynë i mekatronikës është një prej elementeve tona prijëse, disenjuar nga një ekip ekspertësh të njohur ndërkombëtarë dhe unik, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit. Aktualisht është në zgjerim e sipër për të mbështetur zhvillimin dhe ofrimin e një programi të ri të shkallës së tretë arsimore, të mbështetur nga Bashkimi Evropian si pjesë e ndërtimit të kapaciteteve në Kosovë, si dhe i mbështetur nga tre universitete të BE-së.

Po ashtu, Kolegji UBT ka një laborator të modelimeve për studentët e Arkitekturës, i cili ju mundëson atyre qasje komode në punë praktike.

Laboratorët për teknologji të informacioneve, për Microsoft akademinë, CISCO, simulime kompjuterike, CAD dhe qendra të ngjashme laboratorike, të cilat janë në rritje e sipër, e bëjnë Kolegjin UBT një qendër lidere në vend në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.

Kushtet teknike në institucion i mundësojnë studentit vijueshmëri normale në procesin e mësimit, bazuar në faktin që gjatë procesit mësimor çdo studenti i takon nga një kompjuter.

Në Kolegjin UBT ekzistojnë të gjithë softuerët e nevojshëm për një mbarëvajtje të mirë të punës, mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Në Kolegjin UBT është i integruar sistemi i kamerave për monitorim në gjithë objektin, i cili mundëson sigurinë e plotë të punës dhe individit në objekt.

Të gjitha sallat janë të pajisura me mjetet më të përshtatshme të punës (si p.sh. flip charts, overhead projectors etj).

Përparësi tjetër e pjesës së infrastrukturës së Kolegjit UBT është krijimi i hapësirave komode për grupe të vogla studentësh. Përveç kësaj, Kolegji UBT ofron kushte komode për këto aktivitete:

•    Punë individuale me studentë.
•    Analizën e punëve praktike nëpërmjet biznes simulimeve.
•    Konsultimet individuale për menaxhim projektesh.
•    Praktika nga lëndët statistikore.
•    Hulumtime të opinionit publik.
•    Punë laboratorike që përmban infrastrukturë moderne.

Kolegji UBT ka paraparë ndërtimin e një kampusi të ri që, do të mundësojë një infrastrukturë edhe më moderne dhe ngritjen vendeve të reja për studime dhe punë hulumtuese.