Kërkesa për ndërhyrjet stomatologjike në sektorin publik është rritur në mënyrë të qëndrueshme në vitet e kaluara siç tregohet nga Raporti i fundit i Shëndetit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Duke e pasur për bazë këtë, UBT e ka stukturuar programin në atë mënyrë që studentëve t’u ofrojë kombinim të teorisë dhe praktikës e cila bazohet në nevojat e tregut të punës për kuadro dhe specialistë në fushën e stomatologjisë në Kosovë.
Misioni i programit të stomatologjisë është të kontribuojë në arsimin e lartë përmes kurrikulave bashkëkohore, të bazuara dhe harmonizuara me praktikat më të mira në nivelin Evropian, filozofisë së veçantë arsimore, hulumtimit dhe shërbimeve për komunitetin.
Shërbimi komunitar i fakultetit i orientuar drejt ofrimit të shërbimeve stomatologjike në Klinikën Stomatologjike të UBT-së, përmes ekspertizës dhe asistencës teknike për institucionet publike dhe private.
Suksesi i një institucioni të lartë të edukimit është tejet i lidhur me bashkëpunimet dhe partneritetet vendore dhe ndërkombëtare. UBT marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione dhe universitete ndërkombëtare si:
QKUK
Komuna e Prishtines – Drejtoria per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale
AKPPM
European Orthopedic Hospital “Royal Medical”
Qendra per Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekesore
Agjencia e Kosoves per Forenzike
Institutitin e Psikiatrise Forenzike te Kosoves
Trepharm
Santefarm
ICN-BM
Green Pharmacy
University of Kentucky
Semmelweis University – Faculty of Health Sciences
Morehead State University
Corvinus University of Budapest
Pazmany Peter Catholic University
Erasmus plus Programme
Donau Universitat
Univeristy of North Florida