Studentët

Studentët përgjatë viteve të studimit do të marrin njohuri të bollshme nga fusha të ndryshme shkencore si; kimike, biologjike, mikrobiologjike, bioteknologjike, inxhinierike, mbi parimet shkencore lidhur me përbërjen e ushqimeve, vlerat ushqimore dhe ndyshimet esenciale kimike dhe fizike të ushqimeve gjatë përpunimit dhe magazinimit, prodhimin e ushqimeve me siguri dhe cilësi të larta ushqyese, bazat e të ushqyerit drejt dhe shëndetshëm, menaxhimin dhe sigurimin e cilësisë në operatorët e ndryshem ekonomik ushqimorë. Përgjegjësitë e punës së një studiuesi të shkencave ushqimore dhe teknologjisë përfshijnë: vlerësimin e vlerës ushqyese, ngjyrën, aromën dhe strukturën e ushqimit, testimin e mostrave të ushqimit për lloje të veçanta të myqeve, majave dhe baktereve që mund të jenë të dëmshme. duke siguruar që proceset e prodhimit të ushqimit të jenë në përputhje me standardet e kombëtare e ndërkombëtare, ato të përpunimit, konsumatorit dhe industrisë. Gjithashtu studentet do të studiojnë përpunimin kyç teknologjik që të kuptojnë parimet shkencore në bazë të metodave të përpunimit siç janë ngrohja, ftohja dhe ngrirja etj. Studentët në vitin e fundit do të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të ekspozuar ushqime të reja, përmes formulimit dhe përpunimit, deri te vlerësimi shqisor, paketimi, marketingu dhe aplikimi i praktikave të mira të punës dhe prodhimt.