Bordi i industrisë së Shkencave Politike është i ndërlidhur me vizitat tona studimore. Jo vetëm që ne organizojmë Forume në UBT në baza javore për të gjithë studentët, mirëpo ne gjithashtu organizojmë edhe vizita studimore në disa nga institucionet më të rëndësishme të vendit siç janë Kuvendi i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, etj.
Njëkohësisht, në kuadër të programit tonë, ne kemi lëndën Internship, qëllimi kryesor i së cilës është informimi i studentëve rreth punëve që ata do të mund të kryejnë pas diplomimit në fushën që kanë zgjedhur dhe poashtu organizimi i vizitave nëpër institucione, ku ata mund të shohin punën praktike që bëhet nga njerëz të profilit të njëjtë.
Në Fakultetin e Shkencave Politike është krijuar Bordi i Përfaqësuesve të Institucioneve të interesuar në dobi të ndërlidhjes së procesit mësimor dhe kërkimor shkencor me nevojat e tregut, të institucioneve dhe të shoqërisë në tërësi. Ky Bord shërben edhe për organizimin e veprimtarive publike të Fakultetit të Shkencave Politike si edhe të vizitave studimore nëpër institucionet e rëndësishme politike të vendit siç janë Kuvendi i Kosovës, Këshilli i Ministrave, Ministria e Punëve të Jashtme, institute të ndryshëm studimore të politikës të Kosovës, etj.