Specializimet

Specializimet (Bachelor) :

Fakulteti Media dhe Komunikim në studimet Bachelor ka një program të ngjeshur studimi. Gjatë tri viteve të studimit, studentët do të njihen dhe do të praktikojnë punën në të komunikuar me publikun, në të shkruar, në kamerë, si dhe në montazh e regji. Do të bëjnë montazhin e emisioneve të ndryshme, regjinë, dizajnin, etj.

 

Programi i studimeve ka për qëllim që të zhvillojë aftësitë e studentëve për format e komunikimit, analiza, profesionale edhe për të inkurajuar studentët të kuptojnë marrëdhëniet e tyre mediale dhe të audiencës brenda një konteksti të ndryshimit në kulturën politike dhe në media dhe në teknologji të informacionit. Gjithashtu, shqyrton mënyrat të cilat qytetarët, aktivistët e politikanët dhe gazetarët ndryshojnë formën dhe natyrën e sferës publike nëpërmjet zhvillimit të teknologjive të reja, duke thyer barrierat tradicionale midis shtetit, medias dhe publikut. Studentët nëpërmjet njohurive teorike dhe praktike do të arrijnë që të njohin procesin e komunikimit, ndërtimin dhe dërgimin e mesazheve, si dhe mënyrat e të shkruarit të një teksti për botim;

 

  • Studentët do të njohin historikun e zhvillimit të kanaleve të komunikimit dhe të medias përmes mediave të printuara, mediave të shkruara elektronike (portaleve, ueb faqeve, rrjeteve sociale, etj..) mediave transmetuese, dhe Internetit;
  • Studentët do të krijojnë aftësi për të identifikuar dhe analizuar mënyrën e funksionimit të medias si dhe vendosjes së agjendës gjatë fushatave zgjedhore, si dhe efektet sasiore të fushatës në opinionin publik.
  • Studentët do të zhvillojnë njohuritë rreth elitave dhe mesazheve të tyre. Do të mësojnë dhe do të njihen me metodat e shpërndarjes së mesazhit, si dhe reagimin e qytetarëve ndaj mesazheve politike, kulturore, ekonomike, historike, e shoqërore.

 

Studentët do të kuptojnë perspektivat kritike si dhe çështjet që lidhen me komunikimin profesional, marketingun dhe fushatat zgjedhore, si dhe mënyrën e përcjelljes së aktiviteteve të ndryshme në shoqëri. Ata do të familjarizohen me konceptet bazike me marrëdhëniet me publikun.

 

Specializimet e akredituara për nivelin Bachelor kompletojnë programin e Fakultetit Media dhe Komunikim dhe e bëjnë atë të përshtatshëm për të pasionuarit pas çdo aspekti që përfshinë mediat.

Duke i parë kërkesat e shumta të të rinjve për studim në këtë fushë, Fakulteti Media dhe Komunikim ka integruar përbrenda programit të vet shtatë specializime të ndryshme, duke përfshirë:

 

  • Gazetari
  • Komunikim
  • Menaxhimi i Medias
  • Marrëdhëniet me Publikun
  • Regjia Televizive
  • Gazetaria Online
  • Kamera dhe Fotografia.

 

Pas zgjedhjes së specializimit, secili prej studentëve, në varësi të specializimit që ka zgjedhur, fillon të orientohet nga ai specializim, si për nga lëndët dhe ligjëruesit, ashtu edhe për nga praktika.

Kjo formë e punës i ndihmon studentët që, fillimisht të mësojnë dhe ta testojnë veten në të gjitha fushat e medias, dhe pastaj të specializohen dhe të marrin njohuri dhe shkathtësi të duhura për një ose edhe më shumë specializime, që i garanton punësim të menjëhershëm në tregun e punës.

Po ashtu, kjo formë e organizimit dhe ndarjes nëpër specializime ka ndikuar në nivelin e lartë të punësueshmërisë së studentëve të fakultetit.

 

 

Specializimet (Master) :

Në programin master në Media dhe Komunikim, UBT është përcaktuar për dy specializime:

  •  Komunikimi politik dhe Organizatat
  • Mediat digjitale dhe Komunikimi