Kurrikula në drejtimin juridik është konsideruar një oferët akademike, e cila plotëson kërkesat për formim të përgjithsëhm professional, por gjithashtu të ofrojë lëndët inegruese, të cilat të specializojnë njohuritë e studentëve në drejtimet me kërkesë në tregun e punës. Specializimi i nohurive është dizenjuar prej vitit të dytë ku mësimdhëniet zgjedhore të ofruar lejojnë mundësi profilizimi të studentëve dhe në mënyrë më të përqëndruar në vitin e katërt. Kështu, gjatë çdo semestri studentët kanë mundësi të zgjedhin mes lëndëve të ofruara jo të obligueshme që lidhen me një specializim dhe gjithashtu gjatë semestrit të fundit të vitit të katërt, mund të ndjekin tre kurse që lidhen me fushën e tyre të specializimit.
Fakulteti Juridik ofron tre specializime të programit të ligjit dhe konkretisht në fushën e të Drejtës Civile, të së Drejtës Penale dhe të Drejtës Ndërkombëtare.
Specializimi i këtyre programeve u mundëson studentëve të studiojnë fushat themelore të ligjit në dritën e sfidave dhe zhvillimeve moderne. Gjithashtu, në bashkëpunim me strukturat e Fakultetit dhe profesorëve që konsultojnë studentët në mënyrë aktive, studentët kështu arrijnë të bëjnë vendimarrjet e tyre që lidhen me drejtimet ne ciklin e dytë të studimt, fushat në të cilat ata kanë më shumë potencial të kontribuojnë në shoqëri apo thjesht ku gjithnjë kanë dëshiruar të zbatoj në profesionin.
Respektivisht, mësidhnëiet të cilat profilizojnë studentët në drejtimin civil janë: E drejta e prones, Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve, E drejta e konkurrencës, E drejta e kadastrës, E drejta biznesore ndërkombëtare, E drejta civile e krahasuar, Interpretimii i së drejtës, E drejtë civile e krahasuar, Klinikë ligjore civile, E drejta e sigurimeve etj.
Profili penal përmban një gamë mësimdhëniesh që lidhen me traditën e trajtimit të aspekteve penale të krimit dhe zbulimit të tij, por gjithashtu edhe zhvillimeve moderne në fushën e investigimeve kriminale. Të tilla janë E drejta penale për të mitur, E drejta dhe mbrojtja nga terrorizmi, Kriminaliteti i organizuar, Shkenca e forensikës, Klinike ligjore penale, Kriminologia, e drejta Penale ndërkombëtare etj.
Profili i të drejtës ndërkombëtare fokusohet në lëndë që lidhen me E drejta e organizatave ndërkombëtare, Diplomacia dhe te dreja konsullore, E drejta tatimore ndërkombëtare, Kompenca ndërkuturore, Lidershipi dhe negocimi, Marrëdhënie ndërkombëtare etj.