Partneriteti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt realizimit të qëllimeve të programit. Fakulteti Juridik në UBT ka një seri shkëmbimesh bashkëpunuese me Universitetet në mbarë botën.
Ne synojmë të mbështesim mobilitetin e stafit dhe shkëmbimin akademik që mund të punojë drejt zbatimit të parimeve dhe përvojave globale të drejtësisë.
Zyra Ndërkombëtare në UBT përkrah dhe inkurajon ndërkombëtarizimin, përforcon përvojën e studentëve, krijon dhe zhvillon partneritete. Zyra përfaqëson projektet e financuara nga BE dhe ka një përvojë të gjerë me mobilitetin e stafit dhe studentit që ka zbatuar me sukses shumë projekte në të kaluarën. Shembujt përfshijnë: projektet Tempus, Erasmus Mundus, Erasmus +, SIGMA me Universitete të ndryshme Europiane (Gjovik, Paris, , Warszawski, City Londër, Universidad de Vigo, Corvinus, Universiteti i Sofjes “Cv. Kliment Ohridski” etj.). UBT aktivisht merr pjesë në projekte të tjera të financuara nga BE që lidhen me ndërtimin e kapaciteteve dhe ndjek një rol më aktiv në marrjen e përpjekjeve koordinuese për projektet e ardhshme.
Ka më shumë se 450 staf akademik dhe synon të jetë organizata udhëheqëse me qëllim të përmbushjes së sfidave të shekullit 21 në sigurimin e programeve më inovative në ndërtimin e kapaciteteve dhe gjenerimin e rritjes për vendin.
Fakulteti Juridik ka themeluar shumë institucione bashkëpunuese me institucione publike dhe provuese që kanë të bëjnë me qëllimet e programit si Ministria e Drejtësisë, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Dhoma e Avokatisë, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial, Agjencia e Forenzikës së Kosovës, Drejtoria e Kosovës, Dogana, Qendra Colibri, UBT-CERT (organizata e parë e sigurisë në mbarë botën), Autoriteti Kombëtar CESK, CERT RKs, etj.