Kriteret e pranimit të programit janë si më poshtë:
- Studentët që kanë përfunduar një diplomë universitare në ndërtim dhe infrastrukturë;
- Studentët që kanë përfunduar një diplomë universitare në inxhinieri civile;
- Studentët që kanë përfunduar një diplomë universitare në arkitekturë;
- Nxënësit që kanë diplomuar nga fusha e biznesit dhe administratës të cilët demonstrojnë përvojën e mëparshme të punës në inxhinieri ndërtimore janë në gjendje të plotësojnë Paketat e Përgatitjes që përfshijnë disa kurse universitare të dorëzuara në UBT
Rezultatet e pritshme të studentëve :
- Studentet (inxhinierët e ardhshëm) arrijnë të marrin njohuri të nevojshme dhe të mjaftueshme në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës për t’i zbatuar ato në jetën e tyre profesionale.
- Studentet (inxhinieret e ardhshëm) do të marrin njohuri të nevojshme dhe të mjaftueshme në fushat: konstruksione inxhinerike, hidrotekinkë, gjeomekanikë, infrastrukturë, materiale dhe teknologji. Poashtu, në menaxhimin e objekteve ndërtimore të cilat do ju shërbejnë në zgjidhjen e shumë problemeve planifikuese, projektuese dhe organizuese në realizimin e objekteve inxhinerike për furnizim me ujë të pijshëm, ujitje, prodhim të energjisë si dhe në ndërtimin e objekteve të ndërtimit, diga, hidrocentrale, ura, aeroporte, rrugë, hekurudha, tunele, metro etj.
- Studentet (inxhinieret e ardhshëm) do të jenë në gjendje të bëjnë vlerësimin, llogaritjen dhe kontrollin e cilësisë nga aspektet e ndryshme të inxhinerisë si ajo konstruktive, hidroteknikës, gjeomekanikës, infrastrukturës, materialeve dhe menaxhimit në përgjithësi të objekteve inxhinerike siç janë; komplekse banimi, rrugë, hekurudha, aeroporte, metro, hidrocentrale, diga, akumulime të ujit etj.
- Studentët arrijnë të demostrojnë dhe aplikojnë njohurit e fituara dhe t’i zbërthejn ato në terma praktik dhe të matshem përmes punës planifikuese, projektuese dhe realizuese në lëminë e ndërtimit.
- Studentët arrijnë të jenë të gatshem për të marrë përgjegjësi dhe kompetencë për monitorimin, realizimin dhe kontrollin e objekteve (veprave) të ndryshme inxhinerike.
- Studentët arrijnë të marrin pjesë dhe të jenë bartës në proceset e projektimit dhe të udhëheqjes së veprave inxhinerike komplekse.
- Studentët arrijnë të demostrojnë kreativitet, vetë iniciativë dhe të jenë inovator në fushen e ndërtimit.
- Studentët arrijnë të demostrojnë profesionalizëm dhe gatishmëri për të balafaquar me njohuritë dhe me homologë të nivelit të tyre brenda dhe jashtë vendi.
- Të identifikojnë dhe zgjidhin probleme inxhinerike në kohë dhe hapësirë sa më efikase.
-Studentët e UBT-së kanë mundësi të ndjekin ligjëratat në Fakultetin e Ndërtimtaris dhe Infrastruktures në Kampusin në Lipjan, që ofron mundësi të përshtatshme infrastrukturore për të gjithë studentët.
Këtu çdo orë mësimi shoqërohet me aplikimin e metodave të avancuara mësimore duke aplikuar njëkohësisht ligjërimin teorik, interaktivitetin, punimet seminarike, zhvillimin e projekteve dhe programeve teknike, mësimin praktik, vizitat studimore brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin me shumë univerzitete Evropiane, rajonale dhe më gjërë, UBT zhvillon mardhënje të mira edhe me ndermarrjet publike vendore ku zhvillohet mësimi praktik.