Programi është dizajnuar për t’iu përgjigjur kontekstit dhe kërkesës në tregun e punës, si dhe preferencat e përcaktuara nga stafi dhe studentët. Megjithatë, programi përgjithësisht përfshinë një bazë të praktikës arsimore në fushën e studimit. Komiteti i kurrikulës ka marrë parasysh përmbajtjen e programeve të ngjashme nga disa programe në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Programi ruan parimet dhe udhëzimet e ofruara nga EUCEET (Edukimi dhe Trajnimi i Inxhinierisë Civile Evropiane). Projekti EUCEET mbi “harmonizimin e kurrikulave në Evropë” ka informuar si filozofinë e mësimdhënies, qasjes dhe strukturën e kurrikulës. Programi është gjithashtu i harmonizuar me Indikatorët SEFI (Shoqëria Evropiane për Arsimim Inxhinierik), standardet e AsBau (Akkreditierung und Qualitätssicherung zeitgemäßer Studiengänge des Bauingenieurwesens und deutschen Hochschulen) dhe US ABET (Komisioni Akreditues i Inxhinierisë, Bordi i Akreditimit për Inxhinierinë dhe Teknologjinë). Së fundmi, njohuritë e Trupit të Njohurive të ASCE dhe rekomandimet e EUCEET janë integruar në kurrikulë.
PARTNERITETI DHE ANËTARËSIA
UBT-ja në të vërtetë ka krijuar marrëveshje bashkëpunimi me një numër të konsiderueshëm të universiteteve më të larta nga vendet e BE-së, SHBA-së (shih listen më poshtë)
University | ||
Politecnico di Milano | ||
Progami ERASMUS MUNDUS PARTNERISHIP | ||
SIGMA | ||
Ballkan projekt | ||
The university of Kentucky | ||
Xella Company | ||
Instituti ‘INKOS’ | ||
KNAUF Prishtina | ||
Silcapor |
National Library | ||
Municipality of Pristina | ||
PROING | ||
Smart Project | ||
Fakulteti i arkitektures dhe ndërtimtarise | ||
Ministria e arsimit dhe Teknologjise |