- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturë u akreditua me vendimin Nr. 497/13 të datës 08/07/2013, të nxjerrë nga MASHT – Agjensioni i Akreditimit. Organizimi i mësimit dhe edukimit në këtë fakultet filloi me datë 01 Tetor të vitit 2013. Fakulteti fillimisht kishte organizuar studimet vetem në nivelin Bachelor. Ky model i studimeve ishte në harmoni me ligjet për arsimin e lartë në Republikën e Kosovës dhe strategjinë për arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe me trendet e zhvillimit të arsimit të lartë në vendet e Bashkimit Evropian, respektivisht me deklaraten e Bolonjës.
- Dekan i parë i këtij fakulteti ishte emruar Prof. Dr. Muhamet Ahmeti. Në vitin e parë fakulteti i ndërtimtarisë dhe infrastruktures kishte rreth 50 studentë, duket treguar në vijim një trend në rritje vjetore mbi 30%. Kjo rritje konfirmon angazhimin dhe përkushtimin e stafit akademik të FNI-së në mësimdhënie dhe punën kërkimore shkencore. FNI është një fakultet privat i cili gëzon vend të merituar në historinë e shkollimit të lartë në shkallë vendi, i bazuar në praktika dhe modelet më të avancuara që sot aplikohen në botën e Ndërtimit. Me një përvojë akademike dhe punë hulumtuese shkencore, FNI tashmë njihet si një institucion i shkollimit të lartë i cili ofron cilësi dhe mundësi shumë të mira për studime.
- FNI ofron programe studimore në dy nivele akademike; Bachelor dhe Master. Programet e studimeve dhe specializimet të ngushta profesionale janë projektuar dhe modeluar në frymën dhe në përputhje të plotë me zhvillimet dhe avancimet e fundit të teknikës dhe shkencës, të cilat studentëve ju krijojnë mundësi që të jenë profesionist të pavarur, të udhëheqin dhe të jenë përgjegjës dhe në ballë të realizimit të veprave të ndryshme inxhinerike në Republiken e Kosovës dhe më gjerë. FNI ka arritur që gjatë gjithë rrugëtimit të tij të ofroj studime cilësore të bazuara në standarde shkencore, bibilotekë me literaturë bashkohore, punë praktike në laboratore me pajisje teknike të fjalës së fundit të teknologjisë. FNI ju ofron studentve hapësirë dhe kushte për kreativitet, inovacion, aktivitete sociale dhe miqësi përmes shumë programeve bashkëpunuese me institucione, fakultete, shoqata me të vetmin qëllim që studentet të arrijnë maksimumin dhe të bëhen profesionist të shkëlqyer në programet që ofron FNI-ja. Prandaj, duke qenë kështu FNI ju uron mirëseardhje në vendin e dijës, profesionalizmit dhe shkencë
Rektor: Edmond Hajrizi |
Dekan: Visar Krelani Email: visar.krelani@ubt-uni.net |
Koordinatore Baçelor: Blertë Retkoceri Email: blerte.retkoceri@ubt-uni.net |
Koordinatore Master: Arberesha Kastrati Email: arberesha.kastrati@ubt-uni.net |