Studentët

Programi i studimit është i hapur dhe i gatshëm për të pranuar studentët që kanë përfunduar Maturën Shtetëore. Kandidati do të pranohet nëse ai / ajo plotëson kërkesat minimale të pranimit të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

 

Sistemet e menaxhimit me mekatronikë janë të gjitha rreth nesh me aplikime të gjera në çdo sektor të shoqërisë duke filluar nga fabrikat, makinat, ndërtesat, etj. Në këtë pikëpamje drejtimi i Menaxhimit të Mekatronikës mjaft tërheqës dhe përbën interest të vecantë për të rijntë. Për më tepër trajnimi i brezave të ardhshëm të inxhinierëve dhe dhënia e një grupi gjithëpërfshirës aftësish është shumë e rëndësishme për sistemet mekatronike si dhe për shoqërinë.

 

Studentët mund të shkojnë në programin e praktikës edhe në bashkëpunim me sektorin meqatronik për shembull në Korporatën Energjetike të Kosovës j.s.c (KEK), Operatorët e Sistemit dhe Tregut j.s.c (KOSTT) ose sektorë të tjerë të lidhur me energji.

 

Është e rëndësishme që inxhinierët e ditëve të sotme duhet të jenë në gjendje dhe të kenë kapacitet të mjaftueshëm të zgjidhin probleme praktike të cilat janë mjaft komplekse në vetvete. Misioni ynë është të kontribuojmë në studimin e Menaxhimit të Mekatronikës bazuar në programet dhe përvojën evropiane dhe amerikane