Institucioni ka një bashkëpunim të gjerë me institucione në fushën e industrisë duke mundësuar studentëve një punësim sa më të mirë. Programi në vetvete ka përthithur dhe mbart kryesisht njerëz të angazhuar tashmë në tregun e punës dhe zgjedhja e studimit duket se është orientuar kryesisht në procesin e përmirësimit të aftësive. Programi thekson rëndësinë e punës praktike si në aspektin e pjesës së orëve të dedikuara për përvojën praktike laboratorike dhe fokusin e saj në një tezë të bazuar në industri dhe mekatronikën e zbatuar. Raporti mes teorisë dhe praktikës është i drejtpeshuar. laboratorët që janë në funksion të institucionit kanë për qëllim ti njohin studentët me aspektin praktik. Për më tepër, institucioni ka ndermarrë nisma të përbashkëta me sipërmarrës të industrisë për të ligjëruar në institucion si një mjet për të përforcuar njohuritë e nxënësve në zhvillimet e fundit në industri. Një listë e plotë e marrëveshjeve me industrinë, si dhe duke i dhënë studentëve mundësinë për të lëvizur, është përshkruar në mënyrë të hollësishme në pjesën e Punësimit dhe Karrierës së Studentëve.