Programi MSc Inxhinieri Energjetike dhe Mjedisi ka dy Orientime (Koncentrime):
- Inxhinieri e energjisë me fokus në lëndët me specializim në fushën e energjisë, si: Elektronika e Energjisë; Sistemet SCADA dhe Reletë Mbrojtëse, Testimi dhe vënia në punë e pajisjeve të energjisë, Integrimi i sistemeve të energjisë së rinovueshme (BRE) në rrjetet e energjisë, Tregu i Energjisë, Siguria e Rrjetit, etj.
- Inxhinieria dhe Mjedisi me fokus në lëndë të tilla si: Bazat e Inxhinierisë së Mjedisit; Energjia dhe Mjedisi, Termodinamika e Avancuar dhe Transferimi i Nxehtesise; Sistemet e kombinuara të ngrohjes dhe energjisë elektrike (Kogjenerimi); Auditimi i Energjisë në ndërtesa, Menaxhimi dhe Magazinimi i Karbonit, etj.