Farmaci

Farmaci – UBT | Higher Education Institution

Fakulteti pët Farmaci është themeluar nga menaxhmenti I lartë I Institucionit të Arsimit të Lartë – UBT për ti sjellë Republikës së Kosovës një qasje të re në fushat mjekësore e posaçërisht për atë të farmacisë me qëllim të krijimit të studentëve të përkushtuar, liderë të së ardhmes së shkencave dhe praktikës farmaceutike. Kjo do të dëshmonte përkushtimin maksimal të personelit por edhe menaxhmentit të UBT që përmes dizajnimit të programeve të arrijnë synimet që studentët të përfitojnë cilësi maksimale gjatë viteve të studimit me ne.

Stafi ynë gjatë tërë viteve të studimeve do të jenë krah për krah me studentët në mënyrë që tu përcjellin atyre njohuritë e duhura për kërkimin shkencor, shkencat mjekësore dhe farmaceutike, punën në terren, eksperimentet laboratorike me përkushtimin maksimal që ato rezultate të arrijnë ti publikojnë në revistat e ndryshme anekënd botës apo që të arriturat e tyre gjatë 5 viteve të studimit të mund ti aplikojnë me sukses në fushat e ndryshme si në barnatore komunitare apo spitalore, përfaqësitë e ndryshme të kompanive botërore farmaceutike, industrinë farmaceutike, akademi apo në praktikën klinike.

Gjithashtu UBT në bazë të ndërlidhjeve të veta me Universitete të ndryshme ofron mundësi t shumta të studimit apo të shkëmbimit të studentëve përmes programeve prestigjioze pjesë e të cilave UBT tashmë ka nënshkruar marëveshje por gjithashtu edhe ka filluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke arritur këshut që gjatë viteve të studimit studentëvet u ofrohen programet e ndryshme të shkëmbimit duke mundësuar këshut përcjellen e ndonjë semestri mësimor në ndonjë nga universitetet partnere.

Kjo na bën ne si UBT që të synojmë ciësinë maksimale dhe të mos ndalemi së kërkuari maksimumin nga studentët duke I stimuluar ata drejt rezultateve më të mira, për të nxitur mendimin kritik, analizat, kërkimin shkencor, duke u krijuar këshut atyre kompetencën shkencore dhe profesionale.