Specializimet

DIZAJNI GRAFIK DHE I KOMUNIKIMIT

Programi i dizajnit grafik dhe i komunikimit, është i bazuar në aftësi komunikuese dhe shprehëse, përmes gjuhës vizuale-grafike. Dizajni grafik dhe i komunikimit, inkurajon mendimin interdiciplinarë, duke zhvilluar të menduarit dizajn dhe zgjidhjen e problemeve. Studentët gjatë praktikave të tyre studimore, aplikojnë hulumtime të thella duke mësuar të përkthejnë koncepte abstrakte në forma vizuale kreative, si dhe duke gjeneru zgjidhje kreative dhe provokuese.

Pas përfudimit të studimeve, të diplomuarit tanë posedojnë aftësi të t’menduarit kritik, si dhe aftësi të veprojnë në mënyrë krijuese dhe të prodhojnë punë profesionale, duke i siguruar vetes rrugë të sigurt në tregun vendor dhe më gjerë. Struktura e këtij programi, iu jep studentëve mundësinë për të punuar me klientë. Procesi përfshinë profesorët, përpos si mentorë, ata udhëzojnë dhe bashkëpunojnë në rrjetëzimin e klientëve.

Ky program universitar, përfshinë dy kualifikime: një HND në Dizajn Grafik dhe diplomë Bachelor, në fund të vitit të tretë.

Ne besojmë, që studentët tanë do të jenë të aftë për të shyrtuar kontekste sociale, ekonomike dhe mjedisore, të aftë për të komunikuar përmes dizajnimeve të tyre, duke qenë në hapë me zhvillimet teknologjike dhe estetike të dizajnit sot.

 

Pse dizajni grafik dhe i komunikimit?

Sot dizajni grafik dhe i komunikimit është pjesë përbërëse e çdo biznesi në tregun global, përfshirë sfidat e së ardhmës së afërt, si digjitalizimi dhe demokratizimi i teknologjisë. Studentët tanë, duke praktikuar studiot dhe simulimet, si metodologji bashkëkohore të edukimit, ata marrin përvojë komunikimi me klientë edhe përgjatë studimeve. Poashtu, atyre iu jepet mundësia të dëgjojnë nga afër profesionistët e fushës, të cilët i ndajnë përvojat e tyre nga terreni në klasë.

Studentët zhvillojnë aftësi në: Tipografi, CID, Web, Dizajn editorial, Grafika të lëvizjes, etj. Të diplomuarit, janë të përgatitur për punë në: reklama, studio dizajni, punë ediotoriale në revista dhe gazeta, dizajn i produktit, web dizajn, si dhe forma tjera të medias.

Aftësitë profesionale të ofruara nga programi jonë, përgatisin të diplomuarit tanë, për tu përballur me kërkesat e tregut dhe idustrive kreative në vend dhe më gjerë, me profesionalizëm dhe kompetencë. Shumë të diplomuar tanë vazhdojnë karrierën të pavarur, por edhe në koorporata, studio e agjensione tjera kreative.

 

 

 

DIZAJN I PRODUKTEVE

Dizajni i produktit ka të bëjë me kuptimin e njerëzve, duke vënë në dyshim mënyrat ekzistuese të bërjes së gjërave dhe duke parë mundësi për produkte inovative, që do të pasurojnë cilësinë e jetës së njerëzve. Studentët do të praktikojnë eksplorimin, dizajnimin dhe metodat krijuese, duke qenë pjesë e  pandashme e zhvillimeve të dizajnit industrial dhe industrive. Misioni ynë, është, që studentët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme krijuese, teknike, hulumtuese, si dhe të aplikojnë të menduarit dizajn – të bërit zgjidhje, me qëllimin për t’i orientuar drejt mendimit udhëheqës e inovativ në botën e industrive kreative.

Ne besojmë në kultivimin e dizajnerëve empatikë, eksperimentalë dhe provokues, me aftësi të fuqishme komunikuese e bashkëpunuese; Mendimtarë fleksibël t’dizajnimit, të aftë për të shyrtuar kontekste sociale, ekonomike dhe mjedisore, të aftë për të ofruar zgjidhje të problemeve përmes dizajnimeve dhe ridizajnimeve të tyre, të aftë për të dizajnuar produkte origjinale, të dobishme dhe që shënojnë kohën e sotme.

Në gamën e gjerë të kurseve, studentët do të njihen me një shumëllojshmëri materialesh dhe teknologjish, duke e nxitur mendimin e tyre kreativ dhe kritik, drejt të bërit dizajnerë kompetent dhe koherent. Përmes praktikave që studiot ofrojnë, ata njihen me historinë dhe lëvizjet e dizajnit, duke u pajisur kështu vazhdueshëm me njohuri kontekstuale dhe teorike të natyrës holistike të dizajnit bashkëkohor sot.

 

Pse dizajni i produkteve?

Çështjet bashkëkohore dhe globale, si ekonomia qëndrueshme, përfshirë sfidat e së ardhmës së afërt, si biologjia sintetike dhe digjitalizimi dhe demokratizimi i teknologjisë, krijojnë hapësirë pëR njerëz krijues që lidhin kreativitetin dhe inxhinierinë – pra dizajnerë të produkteve. Ligjëruesit, tutorët e teknikët me aftësitë e tyre, mbështesin dhe inkurajojnë studentët që të hulumtojnë, eksplorojnë mënyra të reja të manipulimit të materialeve, duke komunikuar me nevojat vepruese dhe mjedisore të njeriut.

Aftësitë profesionale të ofruara nga programi jonë, përgatisin të diplomuarit tanë për tu përballur me kërkesat e tregut dhe idustrive kreative në vend dhe më gjerë me profesionalizëm dhe kompetencë. Shumë prej Alumni tanë, janë udhëheqës, praktikues të profesionit në industri të ndryshme kreative, duke gëzuar karrierë të sukseshme profesionale.

 

 

DIZAJN TEKSTILI DHE MODË

Dizajni i tekstilit dhe modës, është i dizajnuar për studentë të hapur ndaj zhvillimit të aftësive manuale, teknike dhe kreative, duke aplikuar mendimin ndërdiciplinor drejt zhvillimeve dhe trendeve në fushën e modës. Programi jonë inkurajon promovimin e identitetit krijues dhe kultivon ndjeshmërinë ndaj faktorëve social, ekonomik e kulturor, përmes cilës studentët tanë bëhen pjesë e zhvillimve ndërkombëtare dhe ndikimeve tyre në modë.

Ligjëruesit, tutorët dhe teknikët tanë, do ti aftësojnë studentët, në: vizatim, ilustrim mode, patron, prerje, qepje dhe ndërtim veshjeje dhe ndërtim koleksioni. Ata do të njihen me historinë e modës, emrat më me ndikim të kësaj industrie, si dhe teoritë dhe filozofitë e ndryshme të praktikave tyre.

Studentët poashtu, do t’mbështeten nga institucioni dhe ligjëruesit e tyre, që t’vendosin kontakte me industritë në faza të hershme – gjatë studimeve. Bashkëpunimi me kompanitë e modës dhe institucionet kulturore, janë pjesë e rëndësishme e këtij programi studimor.

 

Pse dizajni i tekstilit dhe i modës?

Zhvillimiet globale ekonomike sot, e kanë pozicionuar industrinë e modës në njërën nga industritë më të fuqishme dhe më me impakt, në botën e biznesit të këtij shekulli. Industria e modës, ngërthen në vete një mori inovacionesh, që lidhen me materialet inovative, aplikimin e teknologjive t’avansuara dhe rrjetëzimin e klientëve elitarë dhe të pushtetshëm.

Prandaj, aftësitë profesionale të ofruara nga programi jonë, përgatisin të diplomuarit tanë për këtë treg të madhë dhe të fuqishëm – të gatshëm për tu përballur me kërkesat e tregut dhe idustrive kreative në vend dhe më gjerë me profesionalizëm dhe kompetencë.

 

 

DEKORIM I NDËRTESAVE DHE MOBILIMI

Nevoja për mjedise positive, të krijuara me kujdes dhe shije t’kultivuar nga njohuritë që lëvizjet artistike dhe të dizajnit stimulojnë, bënë që aftësi për t’dekoruar pjesët e brendshme të ndërtesave të banimit të jetë i domosdoshëm.

Studentë tanë, e trajtojnë hapësirën e brendshme, duke iu qasur me mendim kritik dhe konstruktiv, nga këndvështrimi i dizajnerit. Ata përgjatë këtij programi, njihen me teknikat e vizatimit dhe vizualizimit, vizatimin teknik, ngjyrat dhe ilustrimin, ergonominë dhe krijimin e modeleve 3D, si dhe programimin, dizajnin dhe zhvillimin konceptual. Theks të veçantë i jepet qasjes Eco dhe Sustainable, si praktika tejet me rëndësi në kohërat e sotme bashkëkohore (marrë nga praktikat dhe mardhënja e pandashme me arkitekturën). Ne besojmë në kultivimin e dizajnerëve empatikë, eksperimentalë dhe provokues, me aftësi transformuese të dizajnimit, të aftë për të shyrtuar kontekste sociale, ekonomike dhe mjedisore, duke ofruar zgjidhje për përdoruesit e tyre.

Ligjëruesit, tutorët dhe teknikët, janë arkitektë, enterieristë dhe specialist të fushave përkatëse.

 

Pse dekorim i ndërtesave dhe mobilimit?

Dekorimi i ndërtesave dhe mobilimi, është praktikë e shumë të rinjëve sot, që e kanë pasion enterierin. Poashtu, zhvillimi i hovshëm i materialeve innovative, aplikimi i teknologjive të avansuara, hapja ndaj informacioneve dhe zhvillimeve në botë, ka bërë që sot mundësitë për të ushtruar këtë pasion me kompetencë të jenë të mëdha.

Të diplomuarit tanë, krijojnë mardhënie me komunitetin dhe industritë e ndryshme kreative, falë bashkëpunimeve dhe marrëveshjeve të krijuara nga fakuteti DI. Prandaj, të diplomuarit tanë, lehtësisht gjinden në tregun e sotëm në vend dhe më gjerë.