Laboratorët, Qendrat dhe Institutet

LABORATORI I MODES

 

Studio e modës është e pajisur me makina profesionale qepëse, me overlock industrial, hekur industrial dhe tavoline me vakum; si dhe një staf teknik të mrekullueshëm që i mëson studentët se si të përdorin makinat në fjalë ne menyre te sigurte dhe profesionale.

Studio jonë e modës  është e pajisur me manekinë të rrobaqepësise që ne bashkepunim me mësimdhënien tonë profesionale ofrojnë një mundësi të përsosur për të mësuar jo vetem patronin bazik por edhe artin e draping-ut, nga niveli bazë në teknika të të avancuara.

Objektet e UBT si dhe kurrikula e perpiluar nga profesoret tane, janë të dizajnuara për të përgatitur studentët tanë për një karrierë në modë. Nëse ata janë të interesuar në karriere te dizajnimit ose edhe fillimin e biznesit te tyre, ambienti i mësimit si dhe atmosfera në studion tonë të modës krijon një kulturë që mbështet kureshtjen, hulumtimin dhe dizajnimin.