Studentët

STUDIMET 
Koncepti i studimeve i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, sikurse edhe i UBT-së në tërësi, vendos studentin në qendër dhe orienton të gjitha aktivitetet akademike në mbështetje të zhvillimit profesional, akademik dhe edukativ të studentëve. 

 

Studenti përveç studimeve të rregullta ka mundësi të shumta të edukimeve shtesë, çertifikimeve dhe trajnimeve që ofron UBT. 

 

Studentët gjithashtu janë të organizuar pranë organizatave studentore që ndihmojnë në adresimin e kërkesave akademike dhe sociale të studenteve dhe janë të integruar në strukturat organizative të fakultetit duke ndihmuar ata që të jenë pjesë e vendimmarrjes. 

 

PERSPEKTIVA DHE KARRIERA 

Studentëve në UBT i ofrohen shërbime përmes Qendrës së Karrierës në UBT e cila lidhë studentët me industrinë duke qenë pjesë e panaireve të ndryshme dhe duke ndërmjetësuar për praktika profesionale për studentë në institucione publike dhe private, kombwtare e ndwrkombwtare me qëllim që të krijojë relacione për angazhimin e tyre të ardhshëm. 

 

Të diplomuarit e programit janë të përgatitur për të ndjekur karrierën në praktikat profesionale, në firmat konsulente, në industri, hulumtim, në organizata të zhvillimit dhe në institucione akademike. 

 

REGJISTRIMI I STUDIMEVE 

Niveli Bachelor 

Kriteret për regjistrim të studimeve në nivelin Bachelor, pas shpalljes sw konkursit, janë: 

  • Diploma e shkollës së mesme 
  • Certifikata e kalimit të testit të Maturës 

 

*Përparësi për regjistrim kanë kandidatët me notë mesatare së paku ose më të lartë se 3.5. 

*Kandidatët nga jashtë vendit duhet të kenë ekuivalentimin e diplomave/certifikatave nga MASHTI. 

 

Niveli Master: 

Kriteret për regjistrim të studimeve në nivelin Master janë: 

  • Diploma e studimeve universitare, niveli Bachelor* 

 

*Kandidatët me diplomë Bachelor nga programet Arkitekturë, Inxhinieri e ndërtimit, regjistrohen drejtpërdrejt. Kandidatët me diplomë nga fushat tjera mund të regjistrohen duke përfshirë Paketin përgatitor me lëndë plotësuese përgatitore për studime në Arkitekturë. 

 

Me rastin e aplikimit për regjistrim kandidatet duhet të paraqesin edhe disa dokumente mbështetëse si CV, Certifikata e lindjes ose Ekstrakti i lindjes, etj. Për më shumë informata ju lutem kontaktoni me Recepsionin.