Aktivitetet

MËSIMDHËNIA 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor si njësi akademike në kuadër të UBT-së fokusin kryesor e ka në mësimdhënie kualitative dhe me metoda të avancuara, si dhe në aktivitetet tjera akademike që mbështesin dhe janë vlerë e shtuar e mësimdhënies dhe procesit akademik. 

 

NJOHURITË E REJA 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor gjeneron edhe njohuri përmes hulumtimeve që janë pjesë e pandashme e mësimdhënies dhe ndërveprimit stafit akademik – studentë. Këto njohuri të gjeneruara përmes hulumtimeve individuale dhe grupore aplikohen dhe transmetohen tek studentët përmes procesit akademik të mësimdhënies, projekteve me komunitetin, ekspozitës së fakultetit, konferencës shkencore në UBT etj. 

 

AKTIVITETET EKSTRAKURRIKULARE 

Fakulteti organizon edhe aktivitetet ekstrakurrikulare me qëllim që të gjeneroj vlera shtesë në studimet e Arkitekturës dhe ofron mundësi për kompetenca shtesë në ndërtimin e profesionit të Arkitektit, sic janë: 

  • Akademia verore 
  • Konferenca shkencore 
  • Ekspozita 
  • Ligjeratat e hapura tematike 
  • Vizitat studimore