UBT zhvillon strategjinë e projektit “Kosova Smart City”, përgatit planin për 6 komuna

16/07/2020

UBT do të përgatisë strategjinë “Kosova Smart City” për gjashtë komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Pejën, Prizrenin, Vushtrrinë dhe Lipjanin, projekt që u siguron këtyre qyteteve qasje inovative ndaj problemeve lokale.

 

Komunat në fjalë do të participojnë financimin dhe zbatimin e projektit, teksa do të trajtohen sektorët që që kanë nevojë për trajtim me prioritet.

 

Kështu u tha në takimin e zhvilluar online, ku pjesëmarrës ishin rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, drejtori i Qendrës për Studime Urbane në UBT, Shqiprim Ahmeti, përfaqësues nga SDC-ja zviceriane në Kosovë, si dhe morën pjesë drejtorët e drejtorive të urbanizmit të gjashtë komunave të lartëpërmendura.

 

Gjatë këtij takimi virtual është bërë e ditur se UBT në këtë stategji tejet inovative ka përfshirë partnerë edhe universitete të njohura në botë, si Universitetin TU Wien, në Austri, ETH Zurich, në Zvicër, Universitetin HafenCity, në Gjermani, Universitetin Mimar Sinan Finë Arts, në Turqi.

 

Projekti “Kosova Smart City” do të mbledhë 20 ekspertë nga akdemia dhe ekspertë nga institucionet partnere, si dhe nga industria, të cilët do të hartojnë gjashtë strategjitë për gjashtë komunat, strategji që do t’u mundësojë këtyre qyteteve një zhvillim të qendrueshëm urban.

 

Projekti do të fillojë të implementohet në shtator të këtij viti, teksa në të do të punësohen edhe 18 profesionistë të rinjë nga secila komunë, ku së bashku me ekipin punues do të përgatitin deri në 18 plane veprimi.